Gjumi është i pazëvendësueshëm për jetën tonë, por funksionet e tij mbeten ende një mister i madh për neuroshkencën. Një nga çështjet më komplekse është se si dhe në çfarë mënyre gjumi rregullon qarkullimin e lëngut truno-shpinor (lëngu i trurit dhe shtyllës kurrizore).
Një studim i ri, i publikuar në tetor 2025 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) nga ekipi kërkimor i RIKEN Center for Brain Science në Japoni, tregon se ky lëng lëviz në mënyrë specifike dhe është i sinkronizuar me valët elektrike dhe ngjarjet nervore që ndodhin në tru, si valët e ngadalta, valët që lidhen me kujtesën gjatë gjumit apo lëvizjet e shpejta të syve dhe valët “sawtooth” që janë për aktivitetin e trurit gjatë ëndrrave, sidomos tek të rinjtë.
Ky zbulim sugjeron se gjumi i thellë ka një rol themelor në ruajtjen e funksioneve të trurit dhe shpjegon pse ai është kaq i rëndësishëm për shëndetin mendor.
Studiuesit përdorën një metodë të avancuar që kombinon rezonancën magnetike funksionale (fMRI) me polisomnografi (metodë e avancuar e regjistrimit të gjumit), duke regjistruar njëkohësisht aktivitetin elektrik të trurit, lëvizjet e syve dhe aktivitetin e muskujve gjatë gjumit.
Kjo metodë e lejon matjen e qarkullimit të lëngut truno-shpinor në mënyrë të sigurt, duke kapur ndryshimet me frekuencë të lartë gjatë gjumit të thellë krahasuar me gjumin e lehtë ose gjendjen e zgjimit.
Në këtë studim u përdorën të dhëna nga 25 të rinj, ku secili fjeti në mes të ditës, për rreth 70 minuta. Rezultatet treguan se gjumi i thellë, përfshirë gjumin e ngadaltë dhe fazën e zgjimit, shkakton lëvizje të shpejta dhe të rregullta të lëngut cerebrospinal, të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin e trurit dhe rrjetet nervore që janë thelbësore për kujtesën dhe homeostazën.
Kjo e fundit i referohet aftësisë së trupit ose organeve për të ruajtur një gjendje të brendshme të qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve të mjedisit të jashtëm, si përshembull temperatura e trupit, niveli i sheqerit në gjak apo balanca e lëngjeve dhe elektroliteve.
Në kontrast, gjumi i lehtë shoqërohet me lëvizje më të ngadalta, më të rralla dhe më të pjerrëta të lëngut cerebrospinal.
Ky studim jo vetëm që forcon idenë se gjumi i thellë është thelbësor për pastrimin dhe rigjenerimin e trurit, por gjithashtu ofron një metodë të re të imazherisë së gjumit, që mund të përdoret për të studiuar ndikimin e gjumit në shëndetin mendor dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative./tvklan.al
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...