Stresi ndikon në rrezikun e sulmeve në zemër dhe në tru

15:14 | 12 Janar 2017
Trina Galanxhi

Njerëzit e stresuar kanë gjasa të preken më shpejt dhe më lehtë nga sulmet në zemër dhe në tru, thonë një studim i fundit.

Për 60% ata kanë gjasa të preken më shpejt nga këto sëmundje sesa njerëzit që janë më të qetë, transmeton arbresh.info.

Shkencëtarët kanë kaluar disa vite duke bërë hulumtimin e rreth 300 të rriturve përmes një skanimi të rregullt të trurit.

Studiuesit gjithashtu kanë monitoruar arteriet e tyre, të pësojnë rritje gjatë kohës së stresit.  Sinjalet e stresit dërgohen në palcën e kockave që prodhojnë më shumë qeliza të bardha, të cilat më pas mund të ndezin arteriet.

“Lidhja mes stresit dhe rrezikut për rritjen e sëmundjeve të zemrës, më parë është fokusuar në zakonet e jetesës”, ka theksuar Emily Reeve.

Ndërkaq, sipas Ahmed Taëakol, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se ‘stresi është njëri ndër faktorët kryesorë që mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare’.

Ai shtoi se zvogëlimi i stresit mund të sjellë përfitime të mirëqenies psikologjike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale