Me protesta po përpiqen të marrin pagat e dy muajve dhe vetëm pas kërcënimeve u siguruan se paga për njërin muaj iu transferua në llogari.
Specializantët po kërkojnë të zbatohet kontrata e punës që lidhën vite më parë me këtë ministri, raporton KTV.
Të frustruar se po trajtohen shumë keq, ata thonë se kjo qeveri po i detyron të kërkojnë punë kudo tjetër, ndërsa arritën ta takojnë ministrin vetëm pasi bllokuan hyrjen e ministrisë për rreth një orë.
Pasi u futën në ndërtesë, atyre u desh të heqin dorë nga disa prej kushteve që kishin në fillim, të pranohen të gjithë në takim bashkë me mediet.
Ministri i priti në takim vetëm 5 prej tyre, për t’iu treguar se problemi nuk qëndron te Ministria e Shëndetësisë, ndërsa iu premtoi se pagat do t’i marrin deri në fund të javës.
Arbër Bardhi ka treguar se ministria u ka premtuar se pas muajit prill pagat do t’i marrin me rregull dhe se do t’ua vazhdohen kontratat 270 specializantëve deri në përfundim të specializimit.
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa