Pëllumb Pipero, mjek infeksionit në QSUT, ka thënë se Koronavirusi mund të infektojë një person nese është i ekspozuar 15 minuta më një person tjetër të prekur.
Mjeku shpjegoi se nuk mund të infektohesh sapo takon një person të infektuar.
Gjithashtu, Pipero theksoi në Opinion se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin takimet, njofton TvKlan.
“Ky virus nuk transmetohet përmes ajrit, ky shpërndahet përmes spërklave. Deri tani është dëshmuar kjo që u them unë, është virus me peshë të madhe molekulare dhe nuk është vërtetuar se shpërndahet përmes ajërit, por përmes spërklave. Nëse ne mbajmë një distancë mbi një metër dhe nuk ekspozohemi gjatë. Mos harrojmë që ekspozimi duhet të jetë minimumi 15 minuta qetë infektohesh. Jo e përshëndete dhe u infektove. Por, kjo nuk do të thotë që të rrimë 14 minuta e të ikim, duhet të rrimë sa më shumë brenda’’.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...