Kompania Ferrero që merret me prodhimin e Nutellas ka lansuar një kampanjë për të bindur njerëzit që përdorimi i Nutellas është i padëmshëm. Zëvendësimi i vajit të palmës për prodhimin e këtij produkti, kësaj kompanie do t’i kushtonte miliona dollarë.
Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit ka thënë se vaji i palmës gjeneron më shumë papastërti e cila është potencialisht më shumë kancerogjene, sesa vajrat tjera bimore, kur rafinohet në temperaturë mbi 200 gradë celsius, raporton CNN.
Vaji i palmës gjendet në qindra produkte të përditshme shtëpiake, por reagimet më të ashpra ishin kundër Nutellës.
Shumë shpërndarës produktesh në Itali, përfshirë edhe zinxhirin më të madh të supermarketeve Coop, kanë bojkotuar shpërndarjen e këtij produkti si masë parandalimi për efektet e saj.
Ferrero kompania përgjegjëse për Nutellan insiston se produkti është i sigurt, dhe se vendimi për të mbajtur vajin e palmës në produkt është për qëllim kualiteti, e jo për të shkurtuar koston.
“Prodhimi i Nutellas pa vaj palme do të ishte një hap prapa për ne”, ka thënë menaxheri i Ferreros, Vincenzo Tapella.
Vaji i palmës kushton më lirë sesa ai i lulediellit. Zëvendësimi i vajit të palmës për prodhimin e këtij produkti, kësaj kompanie do t’i kushtonte miliona dollarë.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim