Shumë njerëz e kanë lënë alkoolin në mënyrë që të jenë më të shëndetshëm gjatë këtij viti, por shkencëtarët kanë zbuluar se tekila është faktikisht e mirë për ju.
Kjo për shkak se kjo pije alkoolike është probiotik, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e baktereve të shëndetshme në lukth, transmeton Telegrafi.
Tekila përmban fruktan – e cila është molekulë që gjendet në shparg (asparagus) – dhe vepron si fibër e cila në mënyrë natyrale e stimulon prodhimin e insulinës.
Insulina është hormon i cili krijohet nga pankreasi dhe e lejon trupin ta shfrytëzojë sheqerin nga karbohidratet në ushqim të cilat i hani për energji.
Tekila gjithashtu e zvogëlon sheqerin në gjak dhe kolesterinën, pasi përmban agave, i cili është sheqer që vjen nga gjethet.
Dhe kur jeni duke përdorur ilaçe, tekila i ndihmon hapat kundër dhimbjes nga acidi i stomakut.
Nëse keni trup në formë, tekila gjithashtu përmban pak kalori – prandaj mos u frikësoni se do t’i humbni muskujt e barkut! /Telegrafi/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...