Në verë të çarat në thembra bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura mbrojtëse në këtë pjesë të këmbëve ikën, duke ekspozuar mishin delikat.
Si rezultat kjo pjesë e këmbëve mund të preket nga infeksioni fungal (myku) dhe ulçerat e këmbës.
Përveç që kanë pamje të keqe, thembrat e çara edhe shkaktojnë dhimbje.
Fatmirësisht, soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta.
Përbërësit:
– Tri lugë gjelle sodë buke
– Katër deri pesë litra ujë
Përgatitja:
Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta.
Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.
Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!
Pasi ta bëni për një javë, pushoni pesë ditë dhe përsëriteni prapë trajtimin. Duhet t’i kompletoni tri trajtime të tilla për t’i bërë këmbët mjaftueshëm të buta.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...