Sipas shkencëtarëve, një gjysme ore ushtrime fizike për tri herë në javë mund të rrisë volumin e spermës së shëndetshme.
Burrat që merren me vrapim dhe not kanë spermë më të shëndetshme, thotë studimi i publikuar në revistën ‘Riprodhimi’, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, shkencëtarët kanë theksuar se volume fillon të bie nëse brenda një muaji zvogëlohet rutina e ushtrimeve fizike. Ekspertët thonë se është e rëndësishmë të mbahet një ekuilibër gjatë ushtrimeve fizike, sepse sipas tyre ushtrimet e shumta mund të dëmtojnë prodhimin e spermës.
Studimet kanë treguar se pjesëmarrja në sporte konkurruese, si çiklizm, mund të ulë cilësinë e spermës.
261 burrat që kishin marrë pjesë në anketim kanë qenë të shëndetshëm dhe nuk kanë pasur probleme me fertilitet. Ata janë ndarë në katër grupe gjatë hulumtimet:
Ushtrimet e lehta janë shfaqur më të volitshme në rritjen e sasisë së spermës, ndërsa afër qëndron edhe ushtrimi i moderuar. Burrat që janë stërvitur për humbje në peshë nuk kanë treguar rezultat. Hulumtuesit thonë se të paktën një pjesë e përfitimit mund të vijë edhe nga heqja e peshës së tepërt, mëqë gjatë stërvitjeve largohet yndyra e trupit.
Ekspertët tashmë e kanë bërë të njohur se obeziteti mund të zvogëlojë fertilitetin. Në studimin e lartë përmendur një e treta e njerëzve në çdo grup studimi ishin obezë. /Arbresh.info
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë