Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman.
Por, duhet të dimë se gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishrave) që buron nga krijimi i bakterieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja.
Ne ju sjellim disa metoda nw kushte shtwpie se si t’i qetwsoni mishtrat e gjakosur.
Nëse simptomat tuaja vazhdojnë pavarësisht nga përdorimi i këtyre përbërësve natyrale në shtëpi,kërkoni ndihmë nga një stomatolog.
Sodë buke
Bëni një paste duke përdorur ujë dhe sode buke. Masazhoni përzierjen në mishrat e dhëmbëve para se të lani dhëmbët. Alkaliniteti i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga bakteret në mishrat e dhëmbëve.
Lëng boronicë
Boronica përmban anthocyanins dhe acide fenolike, të njohura për fuqinë anti-mikrobike! Pirja e lëngut të boronicës ndihmon në eleminimin e baktereve përgjegjëse për gingivitin apo problemet e tjera me mishrat e dhëmbëve.
Aloe Vera
Xheli apo lëngu i aloe verës që mund të blihet edhe në dyqan përmban enzima antibakteriale që ndihmojnë dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të mishrave të gjakosur të dhëmbëve . Bëni gargar tre herë në ditë me lëngun e aloe verës e do të shihni përmirësime shumë më shpejt nga se keni menduar.
Mjaltë
Vendosni pak mjaltë në mishrat e gjakosur dhe lëreni për disa minuta. Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në shërimin e mishrave të gjakosur. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë
Ujë dhe kripë
Kripë ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore e ndihmon në qetësimin e ënjtjes dhe infeksioneve që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes. Përzieni një apo dy lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargar të paktën 2-3 herë në ditë. Living
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...