Gripi është dhe viroza më e përhapur në këto ditë të ftohta.
Ndryshimi i klimës është dhe një ndër shkaqet kryesore që ndikon në shfaqjen e gripit tek ne.
Një rëndësi të veçantë gjatë kësaj periudhë ka mënyra se si ushqehemi, gjithashtu më poshtë do ju japim disa këshilla se sit a kaloni gripin në kushte shtëpie.
Për ta përshpejtuar shërimin
Copëtoni imët pak hudhër (1/4 e gotës) dhe e përzieni me një lëng të freskët të domates. Pasi ta keni konsumuar, ftohja shpejt do të fillojë të tërhiqet.
Kundër kollës
Nëse keni probleme me kollën e fortë gjatë ftohjes, përzieni pak spec të kuq pikant me një lugë mjaltë dhe e konsumoni, më së miri në lukth të thatë. Edhe mjalti me kanellë ndihmon.
Si ta shëroni gripin
A dëshironi që ftohja apo gripi sa më shpejt të kalojnë, provoni ekstraktet e gjetheve të ullinjve. Kjo i vret viruset.
Për forcim të imunitetit
Në mënyrë që të shmangni në tërësi ftohje dhe gripin, duhet ta forconi imunitetin në mënyrë që organizmi të mbrohet nga viruset. Për forcimin e imunitetit pini shumë çaj me limon dhe mjaltë, e ekspertët sugjerojnë çajin e bardhë, i cili është i pasur me antioksidues. Ndihmon edhe çaji i gjelbër.
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...