Kanë filluar në Kastoria procedurat për zbatimin e projektit “Linja e re hekurudhore Follorinë–Kastoria–Pogradec”.
Projekti i financuar nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri, do të studiojë nevojat e transportit në rajon, nevojat për infrastrukturë shtesë dhe zgjidhjet alternative.
Rëndësia e projektit për Greqinë, Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Europën Juglindore u përmend në fjalën hapëse nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit, Thanos Bourdas.
Ai tha se projekti është pjesë përbërëse e Rrjetit Transeuropian TEN-T, shkruan gazeta greke ”Ifimeridha”, transmeton atsh.
Linja e re Follorinë-Kastoria–Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik– Durrës –Tiranë– Mal i Zi-Serbi, që do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe lidhjet me Europën Qendrore.
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...