Kjo bimë barishtore është plot vitamina dhe veprimi saj dobiprurës për shëndetin është i shumëfishtë.
Në cilëndo qoftë mënyrë që ta përgatisni apo hani, shpargullin në mënyrë shumë të thjeshtë mund ta përfshini në ushqimin tuaj, transmeton Telegrafi.
Pos që ka pak kalori dhe është i pasur me fibra, forcon imunitetin tuaj dhe është burim i fuqishëm i antioksidanteve.
Më i fuqishmi ndër ta quhet glutation dhe i ndihmon organizmit t‘i zbërthejë materiet kancerogjene, gjë që e bën përbërës të shkëlqyeshëm për detoksikim.
Në vetëm 100 gramë shpargull të freskët gjenden: 210 mg kalium, 20 mg kalcium, 20 mg magnez, 45 mg fosfor, 1 mg hekur, 500 mg vitaminë A, 0,11 mg vitaminë B1, 0,12 vitaminë B2, 0,60 mg vitaminë B6, 1 mgniacin, 20 mg vitaminë C, 2,5 mg vitaminë E.
Sasitë e mëdha të vitaminave A, C dhe E i ndihmojnë organizmit në luftën kundër infeksioneve të ndryshme, ndërkaq përmbajnë edhe nivel të lartë të amino-thartirave të cilat kanë rol të diuretikëve natyralë.
Me urinim të shpeshtë jo vetëm që nxirret jashtë uji i panevojshëm, por organizmi lirohet edhe nga teprica e kripës. Kjo mund të ketë efekt pozitiv në rregullimin e shtypjes së gjakut, por ndihmon edhe në kontrollimin e disa sëmundjeve që kanë të bëjnë me zemrën.
Shpargulli i gjelbër apo i bardhë?
Nëse keni pyetur ndonjëherë përse shpargulli mund të gjendet edhe në variantin e bardhë, përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Shpargulli i bardhë thjesht nuk ka pasur dritë të mjaftueshme të diellit derisa është rritur (për këtë shkak nuk ka e marrë ngjyrën e njohur të gjelbër), mirëpo në të vërtetë nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre – kanë tërësisht të njëjtën shije dhe materie ushqyese.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...