Një studim i fundit ka dhënë shpresë për shërimin e sëmundjes së Parkinsonit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i tepërt i kalciumit në tru mund të qëndrojë pas sëmundjes, transmeton portali arbresh.info
Megjithëse minerali luan një rol të rëndësishëm në lidhje me përforcimin e sistemit nervor, studimi i fundit ka gjetur se nivelet e tepërta të saj mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave nervore.
Autori i studimit Dr Amberley Stephens nga Universiteti i Cambridge ka deklaruar se “ekziston një ekuilibër i shkëlqyer i kalciumit dhe alfa-sinukleinës në qelizë, dhe kur ka shumë nga njëra ose tjetra, bilanci mund të shkatërrohet, duke dërguar kështu njeriun drejt sëmundjes së Parkinsonit”.
Studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre mund të çojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja, të tilla si bllokuesit e kalciumit, për të luftuar gjendjen e pashërueshme.
Ata shtojnë se ushqimet e pasura me kalium, si djathi, nuk kanë të bëjnë me çrregullimin./arbresh.info/
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...