Shkencëtarët e kanë studiuar anatominë e trupit të njeriut me mijëra vjet, por edhe sot ka ende shumë sekrete të pazbuluara.
Një ekip hulumtuesish ka identifikuar një organ të ri të pazbuluar më parë, i cili mund të jetë më i madhi në trup.
Ato që dikur mendohej se ishin inde të lidhura, që shtrihen përgjatë trupit, tani rezulton se është ‘rrjet’ me seksione të mbushura me lëngje, të cilat mund të funksionojnë si “absorbues të goditjes”.

I emërtuar “interstitium”, pjesët e ndërlidhura veprojnë si “autostradë e lëngjeve lëvizëse” dhe gjendet nën shtresën e epërme të lëkurës, si dhe shtrihet përgjatë sistemit të tretjes, mushkërive, sistemeve urinare, përgjatë artereve përreth, venave, etj.
Megjithatë disa ekspertë nuk po e konsiderojnë këtë si një zbulim të ri.
“Indet intersticionale janë pjesë e çdo organi, ashtu si enët e gjakut dhe ato limfatike janë pjesë e çdo organi”, ka thënë Melody Swartz, një profesor në Institutin për Inxhinierinë Molekulare në Universitetin e Çikagos .
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve