Koronavirusi nuk ka pse të depërtojë direkt në indet e trurit për ta dëmtuar atë, thuhet në një studimi të ri të transmetuar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters.
Shkencëtarët kanë studiuar trurin e 19 pacientëve që humbën jetën nga Covid-19, duke u përqendruar në indet e rajoneve që besohet se janë shumë të ndjeshme për depërtimin e virusit, transmeton portal arbresh.info
Këto janë pjesa hundore e bulbus olfactorius, e cila kontrollon shqisën e nuhatjes dhe trungu i trurit, i cili kontrollon frymëmarrjen dhe punën e zemrës.
Në 14 pacientë, një ose të dy rajonet përmbanin enë të dëmtuara të gjakut.
OBSH i kërkon Evropës masa më të ashpra kundër koronavirusit
Ato zona të rrjedhjeve ishin të rrethuara nga indi inflamator, i cili është rezultat i përgjigjes për imunitetin e trupit, thanë ata.
Shkencëtarët nuk gjetën prova të pranisë së vetë koronavirusit, thuhet në studimin e botuar në Neë England Journal of Medicine, transmeton portal arbresh.info
“Jemi të habitur”, tha bashkëautorja e hulumtimit, Dr. Avindra Nat e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Neurologjike në Britani të Madhe.
Dëmi i vërejtur nga ekipi i tij zakonisht lidhej me goditje dhe sëmundje inflamatore të sistemit nervor.
Shkencëtarët kanë në plan që të studiojnë se si koronavirusi dëmton enët e gjakut në tru dhe se cilat janë simptomat afatshkurta dhe afatgjata te pacientët./arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...