Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror Iowa thonë se një orë vrapim ju jep shtatë orë jetë shtesë.
Hulumtimi i ri nga Iowa vjen pas një studimi të vitit 2014 të publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë që gjeti se të vraposh për 5-10 minuta në ditë ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas hulumtuesve, njerëzit mund të “ikin nga vdekja” duke vrapuar. Hulumtimi, i bërë nga autori Duck-chul Lee, gjeti se të dhënat tregojnë se vrapimi ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme për 40%, transmeton Gazeta Express.
Ideja e shtatë orëve jetë shtesë u bazua në këto supozime:
Dy orë ushtrime në javë përkthehen në më pak se gjashtë muaj të jetës suaj aktive për 40 vjet. Kjo do të prodhonte më shumë jetëgjatësi të jetës prej 3.2 vite.
Edhe pse çdo orë që kaloni duke vrapuar ju jep shtatë orë jetë shtesë, Lee tha se vrapimi nuk ju bën “të pavdekshëm”
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...