Shenjat që tregojnë se nuk jeni duke u kujdesur për veten

08:41 | 23 Shkurt 2021

Mjekët pretendojnë se trupi dërgon shenja përmes të cilave ju paralajmëron se keni nevojë për më shumë kujdes.

Simptomat që tregojnë se e keni lënë vetën pas dore janë si më poshtë, shkruan The Healthy, transmeton portal arbresh.info

Harresa

Megjithëse harresa shoqërohet me plakjen, mjekët paralajmërojnë se ajo shfaq disa probleme serioze. Harresa mund të tregojë se jeni duke përjetuar një çekuilibër hormonal që mund të ndikojë në gjendjet njohëse, dhe megjithëse një gjendje e tillë është më e zakonshme tek gratë, harresa mund të ndodhë në të dy gjinitë si rezultat i një çekuilibri të baktereve të tretjes.

Mungesa e vullnetit për të bërë seks

Detyrimet prindërore ose koha e gjatë e martesës do të zvogëlojnë dëshirën për të bërë seks te një pjesë e madhe e njerëze, pork jo mund të tregojë se ju mund të jeni duke kaluar edhe nëpër disa probleme hormonale. Çekuilibri hormonal gjithashtu mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore të tilla si lodhje, depresion, shtim në peshë dhe madje edhe probleme të zemrës, transmeton portal arbresh.info

Stresi

Pavarësisht nëse shkaku është puna, familja, dashuria apo shqetësimi i përgjithshëm, stresi i vazhdueshëm ndikon në shëndet sepse ngre nivelin e hormonit kortizol. Kur nivelet e kortizolit janë të larta ose të paekuilibruara, është e mundur që ju të ndjeni ndryshime të papritura të humorit, por gjithashtu që do të ndodhë ankthi, depresioni ose aftësia e dobët njohëse, e cila përfundimisht do të çojë në mungesë të vetëbesimit, mungesë energjie dhe frustrim të shtuar.

Përgjumja

Pagjumësia, zgjimi i vazhdueshëm gjatë natës ose ndjenja e lodhjes kronike, janë arsye të mjaftueshme për të vizituar një mjek. Një simptomë tjetër e një gjendje të tillë është apnea e gjumit, e cila krijon probleme të frymëmarrjes dhe ndikon në vetë ciklin e gjumit. Përveç kësaj, ajo gjithashtu mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, shtim në peshë dhe sëmundje të zemrës.

Shtrëngimet e muskujve

Mjekët paralajmërojnë se shtrëngimet e shpeshta të muskujve mund të tregojnë se po vuani nga mungesa e magnezit në trup. Mungesa e magnezit mund të çojë në aritmi të zemrës, e cila mund të shkaktojë një sulm në zemër dhe vdekje të menjëhershme, pohon mjeku. Për të rritur sasinë e magnezit në trup, duhet të konsumoni bajame, fara kungulli dhe banana.

Lëkura e thatë

Mungesa e acideve yndyrore reflektohet në pamjen e thatë të lëkurës dhe përpos trajtimit të lëkurës suaj me kremërat e duhur, duhet të shtoni edhe yndyra të shëndetshme në dietën tuaj dhe të konsumoni avokado, arra dhe ullinjë sa më shumë.

Lodhja e pasditës

Sipas studimeve të shumta besohet se lodhja e pasditës mund të vjen si pasojë e konsumimit të ushqimeve të këqija. Gjegjësisht, nëse hani ushqim me bazë bukë për drekë, do të rrisni nivelin e sheqerit në gjal dhe më pas do përjetoni përgjumje menjëherë pas vaktit./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara