A ka mundësi që e keni pasur COVID-19 dhe nuk e keni kuptuar? Ka mundësi, janë shenjat. “Shumica e njerëzve që infektohen me koronavirus përjetojnë simptoma, ku më të zakonshmet janë temperaturë e lartë dhe koll i thatë dhe i vazhdueshëm.
Një përqindje e vogël e njerëzve përjetojnë simptoma më të rënda”, shpjegon Dr. Daniel Atkinson, udhëheqës klinik në Treated.com.
Megjithatë, për shkak që koronavirusi ka shumë simptoma – ku disa prej tyre janë të njohura dhe vështirë vërehen ose ngatërrohen me diçka tjetër – mund të mos vërehet fare dhe të mos diagnostikohet.
Më poshtë, Pergatit.com ju tregon shenjat që tregojnë se mund ta keni pasur koronavirusin – shenja këto të përmbledhura nga ekspertët amerikanë të shëndetit.
Këto janë shenjat se mund ta keni pasur koronavirusin:
Hundë që rrjedhë, dhimbje fyti dhe bllokim të hundëve
Humbje e sensit të shijes dhe nuhatjes
Humbje apetiti
Shkurtim i frymëmarrjes
Lodhje dhe dhimbje trupi
Skuqje të syrit
Diarre ose të përziera
Ethe
Dhimbje muskujsh
Kruarje
Humbje koncentrimi
Kollë i thatë
Dridhje e trupit dhe të ftohtë
Dhimbje e rëndë e kokës
Dhimbje në gjoks
Harresë
Ke pasur grip në fillim të vitit
Ekziston veç një mënyrë e qartë dhe e saktë për të kuptuar nëse keni pasur koronavirus – dhe kjo përmes tetit të antitrupave, një test që konfirmon nëse dikush është infektuar me këtë virus më herët. Nëse mendoni se keni COVID-19, thirrni mjekun familjar.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...