Vitet e fundit vihet re një rritje e rasteve me kancer.
E rëndësishme është të njihen shenjat dhe mënyrat parandaluese të kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
Më poshtë do të japim disa nga shenjat të cilat mund të jenë paralajmëruese të kancerit:
Ndryshimet e gjirit mund të jenë një problem i përbashkët i femrave dhe meshkujve
Gjëndrrat e shfaqura në gji apo nën sqetulla, tkurrja e gjirit, ndryshimet në madhësi dhe formë të gjirit, rrjedhjet e majës së gjirit, plagët në gji apo skuqjet mund të jenë shenja të kancerit të gjirit. Edhe te meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por në raste të rralla.
Hemorragjitë e pazakonta te femrat
Hemorragjitë e shfaqura jashtë kohës së menstruacioneve, gjatë menopauzës apo pas marrëdhënieve seksuale mund të jenë shenjë e kancerit të qafës së mitrës.
Ndjesia e fryrjes dhe tensionimit te femrat
Veçanërisht ndjesia e fryrjes së barkut dhe ndjesia e ngopjes te femrat mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të vezoreve. Nëse personi ndjen dhimbje barku, dhimbje në pjesën e fundme të barkut dhe urinon shpesh duhet të vizitohet menjëherë te mjeku.
Kanceri i prostatës te meshkujt mund të shfaqet nga ndryshimet e zakoneve të tualetit
Urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje, shfaqja e njollave të gjakut në urinë mund të jenë shenjat e para të kancerit të prostatës ose fshikëzës urinare. Një nga shkaqet e shfaqjes së gjakut në urine mund të jetë dhe kanceri në veshka.
Rënia e menjëhershme në peshë
Mungesa e oreksit dhe dhënia e më shumë se 5 kileve brenda disa muajve mund të jetë shenjë paralajmëruese e kanceri të pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive.
Temperaturë e lartë dhe e vazhdueshme
Kjo shenjë mund të paralajmërojë kancerin e gjakut si leukeminë apo linfomën. Mund të shfaqet edhe si shenjë e kancerit të veshkave dhe mëlçisë.
Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur
Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve. Por një lodhje e cila nuk kalon për disa javë, nuk kalon as me pushim mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.
Kujdes ndryshimet te gjëndrat limfatike!
Shfaqja e gjëndrave në qafë apo nën sqetull të shoqëruara me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut (linfoma).
E kollitura dhe ngjirja e zërit
Veçanërisht mund të shfaqet te personat të cilët konsumojnë cigaren për një kohë të gjatë. Një e kollitur e fortë dhe e vazhdueshme e shoqëruar edhe me sekrecione me gjak, marrje fryme dhe ngjizje zëri të bën të dyshosh për kancerin e mushkërive.
Vëzhgoni ndryshimet e lëkurës
Një masë e shfaqur kohëve të fundit apo acarim i një nishani apo shenje ekzistuese, ndryshimi i formës dhe madhësisë së saj mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...