Shëndeti i mëlçisë – Ushqimet që ndikojnë tek shfaqja e problemeve

09:26 | 11 Mars 2021

Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë.

Nëse mëlçia mbingarkohet nga toksinat, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale.

Nëse dëshironi të mbroni mëlçinë tuaj dhe të shmangni problemet shëndetësore që lidhen me të, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë duke ju listuar disa nga ushqimet që mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj.

Pijet e ëmbëlsuara

Alkooli nuk është e vetmja pije që mund të dëmtojë mëlçinë tuaj.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, pijet që përmbajnë doza të larta të sheqerit të rafinuar, gjithashtu mund të kenë një efekt toksik.

Produktet që përmbajnë sheqerna të fshehura

Nuk janë vetëm burimet e dukshme të sheqerit në regjimin tuaj ushqimor që mund të shkaktojnë dëme serioze në mëlçinë tuaj.

Shpesh burimet më të rrezikshme të fruktozës janë ato në të cilat përmbajtja e sheqerit është më pak e dukshme, të tilla si ketchup-i dhe salcat e ndryshme që përdoren në sallatë ose gatime të tjera.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura janë të pasura me yndyrna të ngopura. Një regjim ushqimor që përmban shumë yndyrna të ngopura çon në rritjen e yndyrës në mëlçi dhe rezistencës ndaj insulinës, shpjegojnë ekspertët.

Vaji vegjetal

Vaji vegjetal, oksidohet më shpejt gjatë gatimit dhe rrezikon dëmtimin e mëlçisë nga sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë përgjithonë nga përdorimi i tij, por për të mbrojtur shëndetin tuaj mund të filloni duke e reduktuar përdorimin e vajit vegjetal.

Llojet e ndryshme të sallamit ose proshutave

Këto lloje mishi janë një burim i fshehur i natriumit , marrja e tepërt e natriumit mund të çekuilibrojë raportet e lëngjeve në trupin tuaj.

Duke bërë që mëlçia ta kryejë me vështirësi procesin e filtrimit dhe të çojë në probleme më të rënda shëndetësore.

Buka e bardhë

Duke qenë se karbohidratet e rafinuara kanë mungesë të fibrave, kjo mund të çojë në rritjen e glukozës në gjak, më pas në çlirim të insulinës, të ndjekur nga depozitime të yndyrës në mëlçi dhe rreth saj./agroweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara