Shëndetësia u kritikua si një nga sektorët me shumë probleme, raporton KTV.
Por zyrtarët institucionalë çdo ditë zotohen se shëndetësia është një nga prioritetet e kësaj qeverie.
Madje, për ta përmirësuar shërbimin në institucionet publike shëndetësore Ministrisë së Shëndetësisë iu miratua kredia prej Bankës Botërore në vlerë prej 25.5 milionë dollarësh amerikanë.
Anëtarë të Komisionit parlamentar kanë vënë në mëdyshje nëse nga përfitimi i kësaj kredie do të ngitet cilësia e shërbimeve për qytetarët.
Vërejtje të mëdha për sektorin e shëndetësisë për keqpërdorime janë dhënë edhe nga raportet e ndryshme të organizatave apo të auditorit.
Besa Baftiu ka ngritur këto dyshime duke u bazuar në praktikat e kaluara, ku nga këto mjete, qoftë edhe donacione, kanë përfituar të gjithë, përveç popullatës. Projekti i financuar nga Banka Botërore ka për qëllim forcimin e institucioneve, duke përfshirë edhe proceset e prokurimit për produkte farmaceutike dhe kujdesin shëndetësor edhe për të varfëritë.
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...