“Kanceri i mushkërive është vrasësi më i madh në botë dhe arsyeja kryesore është se në shumicën e rasteve diagnostifikohet me vonesë”, thotë Avi Spira, pulmonologist nga Universiteti i Bostonit.
“Kur pacientët kanë simptomat e para dhe vijnë të mjekur, zakonisht tumori është përhapur edhe jashtë mushkërive dhe se si mjekë nuk mund të bëjmë aagjë”, shtoi ai, transmeton portali arbresh.info.
Ky lloj kanceri vret më shumë se 1.5 milionë njerëz në vit në botë dhe parashikohet se vdekjet nga kjo sëmundje do të rriten gjatë viteve të ardhshme.
“Rreth 85% e duhanpirësve nuk preken nga kanceri në mushkëri, por 90% e tumoreve të këtij lloji shfaqen pikërisht te këta njerëz. Kjo ndodhe sepse disa janë të prirur gjenetikisht nga kjo sëmundje dhe qëlizat e tyre reagojnë ndryshe edhe kur pinë duhan”, tha Spira.
“Kur pini duhan, ose kur thithni ajër të ndotur, qelizat e para që regojnë në trup janë qelizat epiteliale që mbulojnë pjesën e mbrendshme të gojës, hundës dhe rrugëve të frymarrjes”, ka shtuar ai.
Testi i ri për të zbuluar nëse pacienti është i prekur nga kanceri në mushkëri bëhet përmes hundës. Analizat e AND-së përmes hundës, sipas ekspertit janë të arritshme dhe shumë të lehta për tu bërë.
Sipas Spiras kjo është një teknikë që mund të përdoret gjërësisht dhe do të ndihmonte në reduktimin e vdekshmërisë në lidhje me sëmundjen./Arbresh.info
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...