
Skaner i mushkërisë me Corona
Sipas studimeve të fundit, koronavirusi mund të shkaktojë anomaly të mushkërive më shumë se tre muaj pas infektimit.
Studimi u bë në Universitetin e Oksfordit dhe shkencëtarët përdorën një teknikë të re vëzhgimi për të identifikuar dëmin që nuk u vu re nga ekzaminimi klasik, raporton BBC, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët thuhet se përdorën gaz ksenon gjatë rezonancës magnetike për të marrë imazhe të dëmtimit të mushkërive.
Muajin e kaluar në Japoni më shumë njerëz u vetëvranë, sesa vdiqën nga koronavirusi
Teknika e re përbëhej nga pacientë që thithnin gaz gjatë imazheve dhe ky lloj imazherie u krye në 10 pacientë të moshës 19 deri 69 vjeç, tetë prej të cilëve kishin gulçim dhe disa ankoheshin për lodhje tre muaj pas sëmundjes.
Gjatë skanimit, këta tetë pacientë treguan dëmtime të mushkërive.
Studimi pritet të zgjerohet te disa pacientë tjerë, me qëllim që të bëhet dallimi me pacientëve që kanë shfaqur simptoma të koronavirusit dhe atyre që nuk kanë shfaqur simptomat./arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City