Fëmijët ankohen se janë të uritur mesatarisht katër herë në ditë, ose gati 1,500 herë në vit.
Sipas “The Sun”, një eksperiment me 1.000 fëmijë të moshës 6-16 vjeç, zbuloi se pavarësisht se kishin ngrënë vaktin e fundit deri në orën 7:02 pasdite, 67 për qind thanë se kishin fjetur të uritur.
Ndërsa 88 për qind ishin zgjuar të uritur në mëngjes.
Gjithashtu, ora 12:05 është koha kur fëmijët kanë më shumë gjasa të ankohen dhe të thonë se kanë nevojë për të ngrënë diçka. Si rezultat i urisë, fëmijët thanë se ndihen të lodhur dhe se shpërqendrohen lehtësisht.
Studimi zbuloi po ashtu se nëse dikush i thonte shokut se ndihet i uritur, atëherë ata e ndanin ushqimin me njëri-tjetrin. Sipas ekspertëve, fëmijët ndjejnë uri të paktën katër herë në ditë.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin