Me rastin e shënimit të muajit tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë gratis (pa pagesë) nga data 01.10.2018 deri më 31.10.2018.
Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë tek femrat, të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).
Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës (në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet orari i rregullt i punës).
QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë apelon tek të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër( të moshës 40 vjeçe e sipër).
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim