Google ADS

Qerpikët falsë, të dëmshëm për shëndetin e syrit!

21:17 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Qerpikët e gjatë duken më të bukur, por ata mund të jetë shumë të dëmshëm për shëndetin e syv tuaj.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qerpikët falsë shumë të gjatë thajnë syrin.

Në fakt, qerpikët e trashë dhe të gjatë krijojnë një erë në miniaturë, që shtyn më shumë ajër mbi sipërfaqen e syrit. Kjo pra është arsyeja pse qerpikët lasë të gjatë thajnë syrin dhe lejojnë më shumë pluhur të hyjë në shqisën e shikimit.

“Ja pra pse qerpikët elegantë të gjatë falsë nuk janë idealë për syrin tuaj”, thotë Guillermo Amador, njëri prej kërkuesve.

Nga ana tjetër, edhe qerpikët e shkurtër nuk janë të shëndetshëm. Nëse ata janë shumë të shkurtër, nuk do t’i mbrojnë sytë. Gjatësia perfekte e qerpikëve është sa një e treta e syrit tuaj.

Sa më shumë qerpikë të keni, aq më mirë do të jetë. Në këtë rast më e rëndësishme përshëndetin e syrit është sasia sesa gjatësia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme