Njerëzit që janë të detyruar të punojnë nga shtëpia gjatë krizës së koronavirusit, po pinë më shumë alkool, po hanë ushqim të pashëndetshëm dhe kanë problem me gjumin, ka gjetur një studim.
Një studim i kryer nga Instituti i Studimeve të Punësimit në Britani të Madhe ka gjetur se ata që punojnë nga shtëpia kanë dhimbje të konsiderueshme të muskujve, kockave, ligamenteve dhe kanë ankesa nervore, transmeton portal arbresh.info

Izolimi për shkak të koronavirusit ka shtyrë shumicën e njerëzve që të punojnë nga shtëpia, por ka shkaktuar edhe mbylljen e palestrave.
Mjeku që denoncoi mungesën e pajisjeve, Ilir Allkja: Më kanë komunikuar shkarkimin nga puna
Ndërkohë, një e pesta e të të anketuarve kanë pranuar se pinë alkool më shumë se konsumonin zakonisht.
Gjumi i keq dhe rreziku i rraskapitjes janë gjithashtu shqetësuese, përfundon raporti.
Shumica kanë theksuar se puna pa orar dhe pa balancim nuk po i bën ata të lumtur.
Një në tre nga të anketuarit tha se ndjehen edhe më të izoluar kur punojnë nga shtëpia dhe se kanë frikë për humbjen e vendit të punës.
Autori i studimit, Stephen Bevan, ka theksuar se puna nga shtëpia sjell disa dëme shëndetësore dhe lodhje mentale gjithashtu./arbresh.info/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik