Ilir Allkja mjeku i QSUT i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale per personelin mjekësor është shkarkuar nga detyra.
Shkakrimin e ka konfirmuar vetë Allkja përmes një postimi në facebook, ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.
Postimi në Facebook i mjekut Ilir Allkja:
“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Kerkova të ma jepnin me shkrim! Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë! Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve !
Ju dua shumë !”- shkruan Allkja në postimin e tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë Allkja u shpreh se do të vetëkarantinohej pasi kishte vizituar tre të dyshuar me COVID 19, dhe se nuk ishte i pajisur me veshje speciale, por vetëm me një maskë.
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...