Ndjesia e fryerjes pas një vakti me ushqime të bollshme është normale dhe nuk do të thotë që keni ndonjë problem shëndetësor. Mirëpo shumica prej nesh brengosemi për fryerjen e barkut nga ana estetike. Gjithsesi me anë të disa këshillave ju mund ta parandaloni këtë problem.
Disa nga mënyrat më të lehta për ta shmangur fryerjen dhe gazrat pas ushqimit janë:
Mos konsumoni fasule- Nëse keni shumë problem me gazrat dhe fryerjen duhet ta shmangni konsumimin e fasuleve dhe disa produkteve të tjera që përmbajnë sasi të lartë të fibrave.
Mos konsumoni ushqime që kanë shumë yndyrë- Të gjitha ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë mund të jenë arsyeja që barku ju fryhet gjithmonë pasi të hani.
Bëni testin e intolerancës ushqimore- Nëse dëshironi të siguroheni se cilat ushqime saktësisht po ua fryejnë barkun atëherë, këshillohet të bëni testin e intolerancës. Ky test përcakton ushqimet që organizmi juaj e ka të vështirë t’I tretë.
Mos hani camcakëz- Sipas ekspertëve, nëse hani shumë camcakëz atëherë ju do të gëlltisni shumë ajër, dhe ajri në zorrët tuaja është shkaku kryesor që ju jeni duke pasur gazra.
Gjithashtu duhet të keni parasysh shmangien e pijeve me gaz, ecjen apo vrapin, përdorni xhenxhefil, përdorni sodë buke dhe mos flini menjëherë pas ushqimit. /Gazeta Express
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës