Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit.
Ajo është një perime plot me kalcium dhe mund t’ju ofrojë përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Një nga këto përfitime është dhe shtatzënia e shëndetshme. Ajo është e mbushur me vitaminë C, vitaminë B dhe ndikon në parandalimin e defekteve të lindjes, si dhe ështëtnjë komponent i rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje i cili është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.
Ajo përmban 123 mg kalcium dhe 216 mg kalium, të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut. Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës. Ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Lehtëson problemet e frymëmarrjes si astma. Parandalon aneminë, hekuri, folatet dhe vitamina K, të cilat ndodhen me shumicë tek bamjet, ndihmojnë në formimin e hemoglobinës duke garantuar mbrojtje supreme kundër anemisë. Bamjet, jo vetëm promovojnë shëndet të mirë ndihmojnë tretjen e ushqimit, por ulin edhe nivelet e kolesterolit./living.al
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...