Preshi është një perim që shpesh e neglizhojmë në mënyrë të padrejtë, por duke e konsumuar rregullisht, mund t’i bëjmë nder shëndetit tonë.
Preshi nëse konsumohet rregullisht mund të ul presionin e gjakut, kolesterolin, shpëton zemrën dhe pastron të gjithë organizmin, transmeton portal arbresh.info
Preshi është konsumuar nga egjiptianët dhe romakët e lashtë, ndërsa sot nuk mungon në shumë receta të ndryshme europiane.
Rreth 100 gram presh të gatuar përmbajnë vetëm rreth tridhjetë kalori. Vlera e ulët energjetike, pasuria e lëndëve ushqyese, fibrat dietike, polifenolet dhe përbërësit e squfurit kanë një efekt të dobishëm për shëndetin.
Beta-karoteni shndërrohet në trupin tonë në vitaminë A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve, sistemin riprodhues, si dhe për imunitetin.
Preshi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe gjendjet kryesisht në gjethet jeshile.
Është gjithashtu i pasur me fruktooligosakaride dhe inulinë, fibra që veprojnë si probiotikë.
Në presh gjithashtu mund të gjenden minerale si kaliumi, bakri, hekuri, mangani, të cilët mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sindromës premenstruale, dhe kanë një efekt të dobishëm në shëndetin e gjëndrës tiroide.
Preshi ndikon edhe në detoksifikimin e organizmit, duke reduktuar proceset inflamatore, si dhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Alicina e preshit ka efekte antibakteriale dhe antivirale dhe mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak si dhe presionin e gjakut.
Konsumimi i preshit mund të zgjasë ndjenjën e ngopjes, si dhe të ulë oreksin, gjë që është e mirë për njerëzit që duan të humbin peshë ose thjesht të kujdesen për dietën e tyre./arbresh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...