Sipas një studimi, gërhitja rrit rrezikun e prekjes nga dementia.
Ekspertët thonë se çrregullimet e frymëmarrjes, të cilat pengojnë gjumin, mund të çojnë në humbje kujtese dhe ulje të përqendrimit.
Rreziku është më i madh në një të pestën e njerëzve, të cilët kanë një gen që i bën ata të ndjeshëm ndaj Alzheimerit.
Studiuesit amerikanë gjetën një lidhje mes çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe rënies së aftësive konjitive, që është humbje e aftësive të kujtesës dhe të të menduarit. Ky çrregullim është i zakonshëm tek të moshuarit, veçanërisht tek meshkujt obezë dhe më pak aktivë.
Ajo karakterizohet nga pauza në frymëmarrje gjatë gjumit, të njohura si apnea e gjumit ose hypopnoeas.
Kjo çon në gërhitje me zë të lartë, të marrit frymë me vështirësi ose me periudha të shkurtra të përsëritura, ku frymëmarrja ndërpritet.
Ekipi i Universitetit të Harvardit studioi regjimin e gjumit të 1,752 personave me moshë mesatare 68 vjeç.
Dr. Dayna Johnson tha: “Individët raportojnë probleme konjitive, ndaj mund të jenë në rrezik të lartë për t’u prekur nga dementia”.
Ndërsa ekspertja e gjumit, Dr. Susan Redline u shpreh: “Duke pasur parasysh mungesën e trajtimit efektiv për Alzheimer-in, rezultatet tona mbështesin potencialin për shfaqjen dhe trajtimin e frymëmarrjes së çrregulluar nga gjumi për të zvogëluar rrezikun e dementias”.
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...