Pavarësisht nëse fëmijët kanë ose jo probleme me gjumin që nga lindja, një studim i ri ka zbuluar që shqetësimet e gjumit në çdo moshë shoqërohen me probleme të ndryshme, në periudhën kur fëmijët janë 10 ose 11 vjeç.
Studiuesit në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfia zbuluan se prindërit duhet të kontrollojnë fëmijët për problemet e gjumit në çdo moshë dhe të ndërhyjnë kur identifikohet ndonjë problem i gjumit.
“Studimi ynë tregon se megjithëse fëmijët me probleme të vazhdueshme të gjumit kanë dëmtimet më të mëdha, edhe ata me probleme më të pakta të gjumit me kalimin e kohës përjetojnë disa dëmtime psikosociale”.
Studiuesit ekzaminuan të dhënat që përfshin më shumë se 5000 pacientë.
Për të vlerësuar mirëqenien e fëmijëve, studiuesit u ndalën tek vetëkontrolli, sjellja dhe performanca akademike.
Nga hulumtimi i kryer, studiuesit zbuluan se fëmijët me probleme të vazhdueshme të gjumit kishin dëmtimet më të mëdha në të gjitha rezultatet, përveç në aftësitë e tyre të arsyetimit perceptues.
Sipas studimit, çështjet psikosociale si ankthi mund të çojnë në problemet e gjumit dhe anasjelltas./tvklan.al
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet