Një pjesë kyçe e trurit që është e nevojshme për të menduarit është më e vogël te duhanpirësit, thuhet në një hulumtim të ri.
Hulumtimi i fundit tregon se pirja e duhanit përpos ndikimit në zemër dhe mushkëri ka ndikim edhe në mosfunksionimin e trurit.
Hulumtuesit nga Universiteti i Edinburghut pasi panë rezultatin e disa skanimeve te duhanpirësit zbuluan se ata e kanë më të hollë shtresën e jashtme të trurit.
Ata që kishin lënë duhanin menjëherë pas nisjes kishin shtresë më të hollë se sa ata që kanë pirë për një kohë më të gjatë. Kjo u dha shpresa hulumtuesve se lënia e duhanit mund ta rikthejë pjesën e “shkrirë” të trurit, por ata thonë se këtë mund ta konfirmojnë vetëm nëse bëjnë edhe disa testime tjera.
Personat që morën pjesë në këtë hulumtim janë të gjithë të lindur në vitin 1936, transmeton Koha.net.
Kryesuesi i hulumtimit, Ian Deary, thotë se hulumtimet e ardhshme do të tregojnë më qartë zbulimin e fundit.
“Nga të dhënat e fundit kemi gjetur një lidhje mes pirjes së duhanit dhe dobësimit të trurit në disa pjesë”, ka komentuar ai.
Boris Johnson dorëhiqet pasi konstatohet se mashtroi Parlame...
Olta Gixhari shijon pushimet në Turqi, nuk mungojnë pozat të...
145 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Ishte kjo që projekt...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Luizi i ftuar special i Ki...
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për bashkim kombëtar kur ...
Rilind Haziraj largohet nga Fushë Kosova