Edhe pse posedon veti të larta shëruese, piperi i zi (lat. Vitex agnus castus) nëpër botë rritet si bimë zbukuruese. Shkaku i ndikimit në hormone, e quajnë edhe “druri i dëlirësisë”.
Ndikon në libidonë e pjesëtarëve të dyja gjinive. Piperi i zi rregullon nivelin e progjesteronit, që është i rëndë- sishëm në shërimin e jopjellorisë te femrat. Ndikon edhe në hormonet që sekretojnë qumështin gjatë gjidhënies.
Tash e 2.500 vite përdoret për rregullimin e çrregullime menstruale, e këtë e kanë dëshmuar edhe hulumtimet shkencore. Në suaza të shërimit përdoret fryti i bimës, i cili ndikon në punën e hormoneve te femrat. Te problemet menstruale është më i efektshëm gjatë dy javëve të fundit të ciklit, kur në mënyrë pozitive ndikon në prodhimin dhe kontrollin e hormoneve.
Largon edhe dhimbjet tjera menstruale si ato menstruacione që nuk janë të rregullta dhe janë me dhimbje, dhimbjet në gjoks, qasja e ndryshuar e disponimit, gjakderdhje ekstreme të mitrës, por edhe çekuilibrin emocional në menopauzë. Sidomos është efikas edhe te ngërçet, dhimbjet e kokës dhe aknet gjatë ciklit menstrual.
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...
Cristiano Ronaldo i pandalshëm, realizon golin e 969 në karr...
Marca: Camavinga u rrëzua emocionalisht në Mynih – lot...
JD Vance do të udhëheqë ekipin negociator të SHBA-së në Paki...