Ditëve të vjeshtës, kur edhe fillon sezona e gripit dhe sidomos tani në kohë pandemie, e tëra që i duhet trupit të njeriut janë ushqimet dhe pijet e shëndetshme për organizëm.
Sipas OBSH-së, njerëzit që preken nga koronavirusi kanë sistem imunitar të dobët, prandaj është shumë e nevojshme që të konsumoni ushqim dhe pije që e forcojnë sistemin imunitar, shkruan portal arbresh.info
Ndër to është edhe pija që sjellim më poshtë.
Mjekët këshillojnë që të rritet përdorimi i vitaminave D dhe C dhe t’i sigurohet trupit gjumë i mjaftueshëm, në mënyrë që të luftojë të gjitha viruset dhe bakteriet.
Për përgatitjen e kësaj pije ‘bombë’ ju nevoitet:
Propolis
Limon
Mjaltë
Në një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni 15 pika propolis, një limon dhe një lugë mjaltë. Përziejeni mirë dhe pija është gati.
Tre përbërësit janë shumë të fuqishëm.
Limoni ka sasi të konsiderueshme të vitaminës C, ndërsa propolisi vepron fuqishëm kundër viruseve dhe bakterieve, prandaj edhe konsiderohet si ilaç i shekullit XXI. Karakteristikë e veçantë e propolisit është se bakteret nuk krijojnë rezistencë ndaj tij dhe nuk ka efekte anësore të dëmshme, e cila është një disavantazh i antibiotikëve sintetikë.
Propolisi imunitetin, shkatërron qelizat kancerogjene, por gjithashtu stimulon rigjenerimin e indeve, kështu që është pothuajse e pashmangshme në çdo shtëpi.
Mjalti është plot me lëndë ushqyese thelbësore dhe funksionon shumë mirë në stimulimin e funksionimit të duhur të sistemit imunitar. Nga vitaminat, riboflavina, niacina dhe vitamina B6 janë më të bollshmet. Aminoacidet, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori dhe zinku janë gjithashtu të pranishëm./arbresh.info/
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...