Fiku është një frut mjaft i shijshëm dhe shumë ushqyes.
Ato mund të konsumohen të thata ose të freskëta dhe cilëndo që të konsumoni ato japin përfitime të mëdha shëndetësore, transmeton portali arbresh.info
Ja të mirat shëndetësore që sjellin ato:
Antikancerogjen
Në mjeksinë tradiconale, fiku konsiderohet si ilaç për shumë probleme shëndetësore duke përfshirë kancerin. Disa elemente që janë të pranishme në fik, ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Elimonojnë bakteriet
Fiku eliminon shumë bakterie. Sipas një studimi, besohet se fiku ka aftësi të luftojë bakteriet në gojë dhe infeksionet e ndryshme në organizëm. Për më tepër stimulon edhe sistemin imunitar.
Parandalon kancerin e zorrës së trashë
Fibrat që janë të pranishme në fik eliminojnë radikalet e lira dhe substancat tjera që shkaktojnë kancer.
Zvogëlon sheqerin në gjak
Jo vetëm fruti, por edhe gjethet e fikut janë të ngrënshëm. Gjethet kanë veti anti-diabetike dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e sasisë së insulinës te një person që vuan nga diabeti.
Forcimi i eshtrave
Fiku është i pasur me kalium dhe kaliumi konsiderohet një ndër komponentët më të rëndësishëm për forcimin e eshtrave.
Humbje peshe
Fiku është një burim i madh i fibrave dietale. Ushqimet që përmbajnë fibra kanë një efekt pozitiv në menaxhimin e peshës./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...