
Refreshing Ice Cold Water with Lemon
Uji me limon është cilësuar gjithmonë si një mbrojtës i shëndetit dhe mirëqenies. Për të thuhet se ndihmon me tretjen, detoksifikon mëlçinë, fshin shenjat e plakjes, përshpejton metabolizmin, ndihmon me depresionin dhe ankthin, parandalon kancerin etj.
Perfekt për pastrimin e lëkurës?
Limonët janë të pasur në antioksidues, lëndë ushqyese këto që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe largojnë radikalët e lira – përfshirë edhe ata që shkaktojnë rrudha dhe shenja të tjera të plakjes në lëkurë. (Prandaj shumë serume për lëkurën përmbajnë antioksidues si vitamina C, dhe shumë dermatologë rekomandojnë që të konsumoni ushqime të pasura me antioksidues.
Lehtëson fryrjen e barkut?
Shumë njerëz konsumojnë ujë me limon (të ngrohtë ose të ftohtë) për të lehtësuar tretjen dhe fryrjen e barkut. Ekspertët gjithashtu thonë se acidi citrik tek limoni shërben si shtojcë e acideve natyrale të stomakut për të tretur ushqimet. Uji me limon gjithashtu është një burim i mirë i kaliumit, mineral ky që mban nën kontroll nivelet e sodiumit.
Lufton ftohjen?
Qitrot si limonët janë të lartë në vitaminë C, një antioksidues që parandalon ftohjen dhe ul inflamacionin në trup. Duhet pirë ujë me limon për një kohë të gjatë për të vërejtur diferencën në inflamacion, prandaj është e vështirë të ndiesh impaktin e ujit me limon në sistemin imunitar për vetëm 2 javë.
Ndihmon në rënien në peshë?
Gjatë një eksperimenti të kryer tek minjtë, hulumtuesit shkencorë zbuluan se polifenolët tek lëkura e limonit ndaloi shtimin në peshë tek minjtë për 12 javë.
Interesante
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...
Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në...
MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, heshtje, dist...