Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon 200 persona në Mbretërinë e Bashkuar, mediat kanë bërë publike një tjetër këshillë për të ulur rrezikun e përhapjes së këtij virusi.
Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.
Kështu që telefoni është një vend i përshtatshëm që virusi të përhapet tek ju teksa shkruani në një vend jo shumë të pastër. Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton tha për Metro: “Ju mund të lani duart, por nëse filloni të prekni ekranin tuaj të smartphone dhe më pas prekni fytyrën tuaj dhe kjo është një rrugë e mundshme e infeksionit”.
Larja e duarve tuaja për të paktën 20 sekonda disa herë në ditë është këshilla aktuale e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar. Por një zakon i keq që e bëjnë shumë prej nesh mund të zhbëjë gjithë atë kujdes./TCH
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...