Të gjitha femrat kujtojnë se gjithë jetën kanë të njëjtën përmasë gjoksi.
Madje dhe ajo nuk matet profesionalisht, por merret me mend.
Kjo na dëmton më shumë sa mendojmë.
Shëndeti ynë ndikohet negativisht nga përdorimi i recipetave në masën e gabuar, sidomos për dhimbjet e shpinës, frymëmarrjen e kufizuar, dhimbjen e gjoksit, madje dhe ndikim emocional.
Modelja Josephine Skriver tregon se çdo femër duhet të kontrollojë përmasat çdo 6 muaj.
Këtë ajo e mësoi nga një eksperiencë personale të treguar për Elle.
Ajo kishte 3 vjet pa bërë një kontroll, dhe ishte tërësisht e shokuar kur kuptoi që ishte tërësisht një masë tjetër.
Madje edhe studimet tregojnë se ka shumë faktorë që ndryshojnë madhësinë e gjoksit.
Këtu përmenden hormonet, periudha e menstruacioneve dhe humbja/shtimi i menjëhershëm i peshës.
Një dietë e pasur me karbohidrate, gjithashtu mund të ketë një efekt zmadhues.
Siç raporton revista Health, kjo ndodh për shkak se ushqimi që përmban një sasi të lartë karbohidratesh stimulon prodhimin e insulinës që rezulton që të ketë tepricë fluidi në gjoksin tuaj.
Në 2016, Debenhams në një studim të berë rezultoi se 8 nga 10 femra veshin përmasën e gabuar të recipetave.
Duke pasur parasysh këto statistika, sa normale është si zhvillim në trupin tonë dhe si ndikon, do bënim mirë të rishikonim masën tonë menjëherë.
Helmohen disa fëmijë me salmonelë në Gramsh
Osmani takohet me delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin ...
Studimi: Martesa është e dëmshme për shëndetin mendor
Rreth 20 mijë maturantë në Kosovë do testohen më 21 qershor
Gjirokastër: I riu në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje...
Policia spanjolle godet klanin mafioz shqiptar, mbushën Kata...