Aspirina e cila hollon gjakun u është dhënë për dekada me radhë njerëzve të diagnostikuar me sëmundje të zemrës për të ndaluar sulmet dhe goditjet në zemër.
Por, shumë njerëz me shëndet të mirë në moshë të mesme gjithashtu marrin tabletat si një ‘politikë sigurimi’ kundër problemeve të zemrës.
Një studim i ri, i cili përfshin të dhëna nga më shumë se 160.000 njerëz, konkludon në rrezikun e gjakderdhjes së brendshme në mënyrë të konsiderueshme tek ata që marrin aspirinë dhe nuk kanë histori mjekësore me sëmundje të zemrës.
Hulumtimi, i udhëhequr nga ekspertët në kolegjin “King” në Londër, përforcon dëshmi në rritje që aspirina nuk duhet të përdoret më për “parandalimin primar” term për trajtimin e pacientëve që nuk kanë simptoma të problemeve të zemrës.
Studiuesit gjetën se përdorimi i aspirinës nga njerëzit me shëndet të mirë ua shtoi atyre shanset të pësonin gjakderdhje të brendshme në 11 për qind.
Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...