Nëse do të angazhoheshit për të fotografuar një repart spitali, atëherë ajo që do të shihnit do të ishte një linjë e tërë shtretërish të mbushur me pacientë të cilët mbajnë të veshura pizhama.
Megjithatë tashmë sipas një paralajmërimi të fundit britanik, thuhet pizhamat nuk janë aspak të shëndetshme, transmeton Klan Kosova.
Kështu thotë Jane Cummings, një infermiere kryesore e një reparti, ndërsa sqaron se ideja e veshjes së pizhamave, përforcon ndjenjëne të qenit të sëmurë dhe ngadalëson shërimin e pacientëve.
Ajo madje tashmë ka nisur një fushatë nga e cila dëshirontë të vetëdijësojë të tjerët për kërcënimin që u kanoset nga përdorimi i pizhamave.
Cummings thekson se pizhamat duhet anashkaluar nga përdorimi sidomos pacientët që i takojnë moshës së vjetër, pasi sipas saj ato sjellin një lloj paralize, transmeton Klan Kosova.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen