Nëse jeni në mesin e personave që besojnë se konsumimi i një gote verë çdo natë sjell shumë përfitime shëndetësore, atëherë do të zhgënjeheni.
Një studim i ri sapo ka zbuluar se çdo gotë gotë ekstra me verë të kuqe apo një gotë birrë në ditë mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e një 40-vjeçari për 30 minuta, transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili është publikuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’, ka zbuluar se pesë gota standarde 175ml me verë ose pesë gota birrë në javë janë mbi limitin e rekomanduar.
Veç kësaj, konsumimi i sasive më të mëdha se kaq e rritë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmeve, madje edhe vdekjes.
Në fakt, studimi ka zbuluar se një 40-vjeçar që konsumon më shumë alkool sesa që është limiti është po aq i rrezikuar sa nga duhanpirja.
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot