Duart e pastra janë gjysma e shëndetit!
Dezinfektimi i duarve është më i mirë se larja me sapun, ka treguar hulumtimi i bërë në qytetin Almeira të Spanjës.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 911 fëmijë deri në 3 vjeç të cilët rregullisht kanë qëndruar në kopshte, transmeton Telegrafi.
Me qëllim të hulumtimit janë formuar tri grupe. Grupi i parë ka përdorur mjetet dezinfektuese, i dyti sapunin dhe ujin, ndërsa i treti ka pasur mundësi të ndjekë rutinën e vet të zakonshme të larjes së duarve.
Në periudhën prej nëntë muajve, 911 fëmijë kanë pasur 5.211 infeksione respiratore, me ç’rast 5.186 ditë kanë munguar nga kopshti.
Grupi i parë, i cili ka përdorur mjete dezinfektuese ka munguar 3,25 për qind, grupi i cili ka përdorur sapunin dhe ujin, 3,9 për qind, ndërsa grupi i tretë 4,2 për qind.
Përdorimi i sapunit dhe i ujit për larje të duarve shton rrezikun nga ftohja për 21 për qind dhe 31 për qind më shumë probabilitet që do të detyroheni të përdorni antibiotikë.
– Mendoj që gjëja kryesore në këtë hulumtim është fokusi në fëmijët e vegjël në kopshte. Kjo tregon konstatimin që është e mundur të zvogëlohen ftohjet dhe viruset te fëmijët, nëse përdoren mjete dezinfektuese, thotë doktori Don Goldman.
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...