Ori Nebiaj pjesë e listës së PD, zbulohet qarku ku do kandidojë

01:16 | 9 Mars 2021

Moderatorja e njohur Oriela Nebiaj është pjesë e listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se Nebiaj renditet e 18 në listën e Tiranës ndërmjet Ivi Kasos dhe Gentjan Strazimirit.

Kujtojmë se Nebiaj ka qenë më herët zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe kandidate për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit.

Më pas ajo u shkëput nga politika duke iu dedikuar ekranit si moderatorë në disa emisione televizive. Ndërkohë ditën e sotme ajo u shfaq krah kryedemokratit Lulzim Basha gjatë takimit që ky i fundit zhvilloi me gratë dhe vajzat e Partisë Demokratike në ditën ndërkombëtare të gruas./albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara