Fiqtë ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për të cilat ndoshta nuk jeni në dijeni. Dr. Christopher Gardner, profesor i mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, i karakterizon ato si një përbërës të shkëlqyer, por të nënvlerësuar kuzhine, që mund të përdoren në shumë mënyra.
Një fik ka 37 kalori dhe siguron 2,5% të marrjes së rekomanduar ditore (RDI) të kaliumit, 2% të magnezit, 1% të hekurit dhe kalciumit. 6 fiq të thatë ofrojnë 125 kalori dhe sasi më të larta të magnezit (8%), kaliumit (7%), kalciumit (6%) dhe hekurit (6%). Ato janë të pasura me sheqerna dhe fibra.
Gjashtë fiq të thatë kanë 5 g fibra dhe 24 g sheqerna, të cilat i bëjnë një zgjedhje ideale për funksionimin e duhur të zorrëve. Nuk është rastësi që në mjekësinë tradicionale fiqtë përdoren për veprimin e tyre si laksativë. Ekstrakti i fikut lidhet me uljen e presionit të gjakut tek kafshët laboratorike.
Një tjetër studim i vogël zbuloi gjithashtu se në krahasim me një pije me shumë sheqer, ekstrakti i fikut ishte më efektiv në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Të pasur me fitokimikate dhe antioksidantë, fiqtë shfaqen si një super ushqim i vlefshëm plot përfitime, si të freskëtat ashtu edhe të thata.
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...