Një në pesë pacientë me diabet të pranuar në spital me Covid-19 vdesin brenda 28 ditëve, sugjerojnë studimet.
Rezultatet nga një studim i vazhdueshëm nga Universiteti i Nantes në Francë gjithashtu treguan se një në tetë pacientë me diabet të pranuar në spital për shkak të infeksionit me koronavirus, nuk ia dalin që të jetojnë pas 28 ditësh pranimi, raporton agjencia e lajmeve AP, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, njerëzit me sëmundjen e diabetit janë më rrezik më të lartë të infeksionit me Covid-19.
Gjetjet, të botuara në revistën Diabetologia, tregojnë se brenda 28 ditëve nga qëndrimi në spital 577 nga 2,796 pacientë të studiuar (21%) kishin vdekur, ndërsa pothuajse 50% (1,404) ishin lëshuar nga spitali, me një qëndrim prej nëntë ditësh.
Në maj të vitit të kaluar, rezultatet e hershme nga studimi, bazuar në një mostër më të vogël të njerëzve, sugjeruan që 10% e pacientëve Covid me diabet vdiqën brenda shtatë ditëve nga pranimi në spital.
Dr Faye Riley, zyrtare e lartë e komunikimit kërkimor në Diabetes UK, tha se studimi mbështet hulumtimin e mëparshëm i cili tregoi faktorë të caktuar rreziku, të tilla si mosha më e vjetër dhe një histori e ndërlikimeve të diabetit.
Në Britani të Madhe, njerëzit që vuajnë nga diabeti janë vendosur në kategorinë e parë të vaksinimit./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...