
A8J5E0 woman smoke smoking cigarette tobacco nicotine inhale exhale consume cunsumption health unhealthy health
Pjesa më e madhe e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit. Mjekët për këtë arsye u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë.
Në dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool.
Deri më tani janë shpikur shumë metoda nga më të ndryshmet për t’i bindur njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.
Një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë.
Studiuesit kanë bërë disa llogaritje për të kuptuar se sa vite më pak jeton një person që pi duhan. Rezultatet janë vërtet shqetësuese. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vjet më pak./koha.mk/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...