Në një studim afatgjatë të 3000 të rriturve mes moshave 57 dhe 85-vjeçare në Universitetin e Çikagos, shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrësve nëse mund t’i identifikonin pesë aroma të ndryshme.
Të rriturve iu kërkua që të dallonin mentën, peshkun, portokallin, trëndafilin dhe lëkurën, 39 për qind me funksionin më të keq të nuhatjes ishin të gjithë të vdekur brenda pesë vjetëve.
Megjithatë, nuk është krejt edhe aq keq.
Hulumtuesi kryesor i studimit, prof. Jayant Pinto, thotë se zbulimi mund të ndihmojë në prioritetizimin e pacientëve të cilët janë më shumë në rrezik nga vdekja ashtu që të mund t’u kushtohet kujdes shëndetësor para se të jetë tepër vonë.
Mosfunksionimi i nuhatjes është një shenjë paralajmëruese, një sistem i paralajmërimit të hershëm i cili tregon se dëmi mund të jetë bërë.
“Gjetjet tona mund ta ofrojnë një provë të dobishme klinike, një mënyrë të shpejtë dhe të lirë të identifikimit të pacientëve që janë në rrezik më të madh”, shtoi ai.
Duhet të theksohet se humbja e të nuhaturit mund të jetë gjithashtu vetëm një shenjë e ftohjes shumë të keqe.
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...