Blogere dhe nëna Charlie O’Brien ka publikuar një video të bebes së saj, e cila është xhiruar vitin e kaluar, por e cila shumë prindërve do t’u ndihmojë
“Kur Luna ishte vetëm katërjavëshe, ishte e qetë gjatë gjithë ditës dhe mezi qante, gjë që është gjë e pazakonshme për të”, ka thënë në video.
Duke vëzhguar vajzën e vet se si flinte, ka vërejtur diçka të pazakonshme, përcjell Telegrafi.
“E shikoja si flinte pranë meje dhe e kuptova që diç nuk ishte në rregull. Ia zbërtheva rrobat dhe pashë diç të pazakonshme, thotë ajo, duke menduar për mënyrën se si bebja merrte frymë.
“Tërheqja brenda e brinjëve me rastin e frymëmarrjes është shenjë që beben duhet menjëherë ta dërgoni te mjeku!
Ka pasur bronkiolitis dhe nivel shumë të ulët oksigjeni. Fatmirësisht, pasi që gjithë natën ka qenë e furnizuar me oksigjen u përmirësua mirë”.
Video është bërë shumë e popullarizuar në rrjetet shoqërore.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...